|
Ndihmoni nė Parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerėzore! |

Trafikimi me qenie njerëzore sot është bërë ndër bizneset më fitimprurëse kriminale në botë. Të rinjtë janë shumë të rrezikuar nga kjo dukuri! Shumë të rinj nuk dinë se çfarë rreziqesh dhe pasojash mund të ju sjellë trafikimi. Kjo webfaqe është krijuar si mjet edukativo-interaktiv, me informacione dhe fakte gjithëpërfshirëse mbi trafikimin njerëzor. Përmban informacione mbi projektin Partneriteti kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, materiale dhe burime edukative, video, fotografi dhe shumë elementesh tjera që nxisin të menduarit dhe të vepruarit. Faqja parimisht ju dedikohet të rinjve që janë mobilizuar vullnetarisht në informimin dhe vetëdijesimin rinisë kosovare.
Kjo faqe është burimi më i gjithëpërfshirës elektronik kundër trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë. synon informimin dhe mobilizimin e të rinjve kosovar në parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie. Mirëmbahet nga Fondacioni Kosovar për Popullsi (KOPF), në partneritet me Shërbimet Katolike të Ndihmës (CRS) dhe mbështet financiarisht nga USAID. |
|
|
Ēka ėshtė trafikimi me qenie njerėzore? |
|

Trafikimi me njerëz do të thotë rekrutimi, transportimi, transferimi, strehimi a pranimi i personave me anë të kërcënimit ose përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, lajthitjes, keqpërdorimit të kompetencave ose të pozitës së dobët me anë të dhënies a të pranimit të pagesave ose të përfitimeve për të arritur pëlqimin e ndonjë personi që ka kontroll mbi një person tjetër me qëllim të shfrytëzimit. |
|
|